“Nobel” bën paqe, fton në ceremoninë çmimeve e Rusinë dhe Bjellorusinë

Ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë janë ftuar sërish në darkën e çmimit Nobel këtë vit, pasi u përjashtuan vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi të enjten Fondacioni Nobel.

Irani, i cili gjithashtu u ndalua vitin e kaluar pasi Teherani është kritikuar prej kohësh për të dhënat e vendit për të drejtat e njeriut, do të jetë gjithashtu i ftuar në darkën në Stokholm më 10 dhjetor – në sallën e madhe Blu të qytetit.

Fondacioni Nobel tha se ambasadorët e të gjitha vendeve të përfaqësuara diplomatikisht në Suedi dhe Norvegji do të ftohen në ngjarjet e këtij viti në dhjetor.

Vindar Helgesen, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Nobel, shpjegoi vendimin, duke vënë në dukje se “është e qartë se bota ndahet gjithnjë e më shumë në dy sfera, ku dialogu midis atyre me pikëpamje të ndryshme është i kufizuar. Për të kundërshtuar këtë prirje, ne tani po zgjerojmë ( listën) e të ftuarve tanë për të festuar dhe kuptuar çmimin Nobel dhe rëndësinë e shkencës së lirë, kulturës së lirë dhe shoqërive të lira, paqësore.”

Fondacioni Nobel ftoi gjithashtu për herë të parë liderin e Partisë Demokratike Suedeze të ekstremit të djathtë, kundër imigracionit, edhe pse Jimmy Akerson u përgjigj menjëherë duke postuar në Facebook: “Fatkeqësisht, jam i zënë atë ditë”.

Fondacioni ka shmangur vazhdimisht ftesën e Akerson, edhe në vitin 2022 kur Demokratët Suedez dolën si partia e dytë më e madhe në zgjedhjet parlamentare.

Për të shpjeguar vendimin e tij, Fondacioni Nobel deklaroi se dëshiron të përfshijë edhe ata që nuk ndajnë vlerat e çmimit Nobel.

Një deputet suedez megjithatë komentoi se të ftuarit e këtij viti janë “plotësisht të papërshtatshëm”.

Pesë nga gjashtë çmimet Nobel jepen në Stokholm, ndërsa Çmimi Nobel për Paqe jepet në Oslo, ku mbahet një ceremoni e veçantë.


Shtuar 1.09.2023 09:47