Vazhdon të përshkallëzohet situata në veri të Kosovës ku serbët janë revoltuar duke dalë kështu në rrugë duke i bllokuar këto të fundit me kamjonë.
Marrëveshja e reciprocitetit e cila do të sjellë njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht por duket se serbët nuk bien dakord me këtë marrëveshje.
Situata bëhet edhe më e rëndë pasi një deputet i parlamentit serb ka bërë thirrje për luftë.
Me anë të një postimi në Twitter, Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.
“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç./albeu.com