Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Meta shkruan se ky veprim është shkelje e rëndë e e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Postimi i Metës:
Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.