Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare që mund të arrijnë intensitet mesatar gjatë mesditës dhe pasdites, veçanërisht në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.
Në zonën e jugut, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët nga mesdita deri në pasdite.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke arritur 14 m/s hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon parashikohet në forcë 2-4 ballë.
