Ngushtohet rrethi! Kush janë emrat që kalojnë në fazën e dytë për tu bërë hetues në BKH

Komisioni i përzgjedhjes në BKH ka shpallur 421 kanidatët fitues që kalojnë fazën e parë të konkurimit për të siguruar një vend si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga 572 aplikime janë skualifikuar 151 kandidatë. 421 kanidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen në datën 27.05.2021, Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim në “Pallatin e Kongreseve”, për të vijuar më pas me radhë me fazat e tjera.

Për të parë listën e kanidatëve fitues kliko këtu: LINK 1

Njoftimi i plotë i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Afëtsive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Shtuar 24.05.2021 15:56