Njgjarje e rëndë në Greqi/ Sherr mes të rinjve, vritet 17-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek.

Sipas autoriteteve greke, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut.

Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë. Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.


Shtuar 27.02.2026 11:04