Mjeku psikiatër dhe pedagogu Gentjan Asllanaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo është Koha’’ në Ora News u shpreh se njeriu ka nevojë për motiv në jetë.
Asllanaj: Shpesh herë ne themi që ku ka varfëri sigurisht që ka edhe shans më të madh për të patur problematika të shëndetit mendor përfshirë këtu edhe ankthin e depresionin.
Njeriu ka nevojë që të ketë një motiv, arsye madhore për të ecur përpara.
Ndikon shumë edhe mënyra e rritjes në familje.
Unë do ju them dy raste që janë për mua dy elementë shumë të rëndësishëm të agjërimit dhe që dua ti veçoj nga të gjitha mirësitë e tjera.
Së pari në periudhën e Agjerimit njeriu ka një ulje të aktivitetit, qoftë aktivitetit kardiak qoftë atij të shëndetit mendor.
E thënë ndryshe nuk ka nerva për të bërë debat me dikë.
Së dyti mjafton t’ju them që sot ka një evolucion shumë të madh në botë në regjimet ushqimore që iu jepen pacientëve e individëve.
Dhe një ndër teknikat më të mira që sot aplikohet është teknika e ‘’Fasting’’.