Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre.
Në njoftimin e bluve të kryeqytetit bëhet me dihe se në pranga ka rënë S. I., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Të lidhura
None found
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. K., 39 vjeç dhe Xh. D., 56 vjeç, të dy banues në Kombinat, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/
