Njëri nga automjetet ra në greminë, policia reagon për aksidentin në Tiranë: Dy të vdekur

Policia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Shkallës së Tujanit.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën./albeu.com


Shtuar 18.12.2023 10:59