Miliona njerëz “kanë pushtuar” rrugët e Londrës për t’i dhënë lamturin Mbretëreshës Elisabeth II. Në foto e publikuara nga “Daily Mail” shihen turma të mëdha njerëzish të mbledhur në rrugët e Londrës për të ndjekur në ekranet gjigande ceremoninë që pritet të hyjë në histori si eventi më i ndjekur.
Qeveria ka marrë masa që çdokush të kjetë mundësi të shohë funeralin e monarkes më jetëgjatë britanike duke vendosur ekrane gjigandë në rrugët e Londrës.
Mbretëresha Elisabeth II po përcillet me nderimet më të larta shtetërore për në banesën e fundit ku do të varroset pranë bashkëshortit të saj, Princit Philip.