Një këshilltar i zyrës së kryebashkiakut në qytetin e Mariupolit thotë se civilët më në fund janë në gjendje të dalin nga qyteti përmes një korridori evakuimi – dhe të shkojnë drejt qytetit të Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin e Ukrainës.
Zyrtari, Petro Andriushchenko, tha se që nga ora 13:00 me orën lokale (07:00 ET) “kemi konfirmim për regjimin e armëpushimit” në një korridor evakuimi për “transport privat përgjatë rrugës: Mariupol – Melekine – Portovske – Mangush – Berdiansk – Zaporizhzhia.”
Berdiansk është nën kontrollin rus.
“Deri tani, më shumë se 50 makina private kanë kaluar tashmë Berdiansk dhe po lëvizin drejt Zaporizhzhia,” shtoi zyrtari.
Andruishchenko paralajmëroi: “Për momentin, nuk ka vështirësi në kalimin e pikave të kontrollit”, por “ne nuk mund të garantojmë zyrtarisht sigurinë në këtë korridor. Por ky është i vetmi korridor që ka miratim zyrtar dhe që funksionon sot.”
Mariupol ka një popullsi prej rreth 400,000. Nuk dihet se sa njerëz u larguan përpara pushtimit rus dhe rrethimit të qytetit.
Qyteti ka pësuar një shkatërrim të madh dhe autoritetet ukrainase thonë se më shumë se 2,500 njerëz janë vrarë.