Njëra ra nga shkallët e tjetri nga lartësia e hotelit, humbin jetën 2 persona në Tiranë

Një 81-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit, raporton albeu.com.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe një 28-vjeçar pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacione paraprake

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 15:50

Tags: ,