Shefi i Teslës, Elon Musk ka njoftuar në Twitter se do të blejë Manchester United, skuadrën nga qyteti britanik aktualisht në pronësi të familjes Glazet të sipërmarrësve amerikanë.
Me anë të këtij postimi në Twitter në të cilat Musk bënte shaka për përkatësinë e tij politike, kështu që nuk është e qartë nëse kjo është një tjetër shaka e njeriut më të pasur në bote.
“Për të qenë i qartë, unë mbështes të majtën e Partisë Republikane dhe të djathtën e Partisë Demokratike. Gjithashtu, unë jam duke blerë Manchester United”, tha ai.
Also, I’m buying Manchester United ur welcome
— Elon Musk (@elonmusk) August 17, 2022
Mund të jetë një shaka, megjithëse shefi i Teslës e di shumë mirë peshën që kanë tweet-et e tij në media dhe në tendencat e tregut./albeu.com