Një shqiptar në Eurovizion për Maqedoninë e Veriut? Këngëtari: Nuk ka barriera

Jon Ajdini është një i ri shqiptar nga Shkupi, i cili prej disa vitesh po korr sukses në industrinë e muzikës në rajon. Sëfundmi ai ka zbuluar se do të jetë në garë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovizion. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Yon Idy tha se për të është privilegj dhe shpresoj shumë të jetë artisti fitues.

“Është kënga më e mirë që mendoj se kam shkruar deri më tani. Do të ishte rasti i parë që një artist si akt solo shqiptar do të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut.” – shprehu kantautori.

Por a mendon ai se fakti që është shqiptar nuk e favorizon?

“Shpresoj se nuk do të jetë pengesë. Vetë fakti që jam në finale më tregon se nuk ka barriera.” – tha Ajdini për Abc Neës Albania.

Nëse Ajdini del fitimtar në garën që do të mbahet përgjatë javës tjetër në Maqedoninë e Veriut, do të jetë një tjetër shqiptar që performon në skenën madhështore të Eurovizion sëbashku me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajatin. Këngëtari shprehu se kënga e Ronelës është “një këngë mjaft e bukur dhe i uroj sa më shumë fat pasi do të ishte bukur të ishim dy shqiptar në Eurovizion këtë vit.”


Shtuar 26.01.2022 18:22