Aktori, Enkel Gurakuqi është një prej pjesëmarrësve të filmit “Një prej nesh” me regji të Ergys Metës që ka nisur të shfaqet bë kinematë shqiptare që prej 17 nëntorit.
Në një intervistë ndryshe nga se jemi mësuar të shohim, Enkeli zbulon detaje nga roli që ai ka te filmi “Një prej nesh”.
Aktori tha për “Piranjat” se bëhet fjalë për një dramë kriminale, e cila sipas tij përfaqëson një pjesë të realitetit shqiptar.
Enkeli luan rolin e një avokati cinik dhe të korruptuar në film.
“Filmi është një dramë kriminale, unë kam rolin e një avokati të korruptuar që i shkon shumë sistemit që ne po jetojmë. Është një avokat cinik dhe egoist. Ky rol përfshin më së miri situatën ku ne ndodhemi”, tha Enkel Gurakuqi për “Pranjat”.