Policia franceze ka qëlluar për vdekje një burrë me thikë që i ka kërcënuar në stacionin e trenit Gare du Nord të Parisit.
Agresori sulmoi dy oficerë policie në patrullë në stacion, me një thikë 30 cm, tha policia.
Një mbishkrim kundër policisë u gjet në thikën e agresorit, thonë raportet.
Sipas BBC, asnjë oficer policie nuk u lëndua në incidentin, i cili ndodhi rreth orës 07:00 me orën lokale (06:00 GMT) të hënën, ndërsa theksohet se ngjarja nuk kishe të bënte me terrorizëm.
Një dëshmitar okular tha për BFMTV: “Po ngjisja shkallët që të çojnë në platformën e Eurostar, dëgjova britma në të djathtë. Pashë një burrë, mjaft të gjatë, me një thikë të mprehtë në dorë, i cili kërcënoi dy ose tre policë që ishin të armatosur. Policia na bëri të ngjiteshim në platformë, na bëri të shtriheshim në tokë”.
Ministri i Transportit Jean-Baptiste Djebbari tha më vonë për RMC TV se agresori njihej për policinë “si dikush që endej nëpër stacion”.
Përdorimi i thikës nga ana e tij ka detyruar policinë ta qëllojë me armë. Aktualisht është vënë një perimetër sigurie në nivelin e nisjes së trenave të linjës kryesore./albeu.com