Një person i zhdukur në lumin Buna, forcat e sigurisë nisin operacionin e shpëtimit

Një kontingjent i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka mbërritur të premten në mëngjes në Shqipëri për një operacion kërkim-shpëtimi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kontingjenti i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të gjetur trupin e një shtetasi kosovar, i cili u zhduk në lumin Buna.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


Shtuar 22.12.2023 22:48