Një person i armatosur përplas me makinë disa persona në Tiranë, efektivi i policisë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në  zonën e Saukut, ku një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona.

Burime nga policia, bëjnë me dije se një efektiv dhe bashkëshortja e tij, janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e tyre.

 


Shtuar 5.10.2025 13:22