Për një jetë seksuale më të mirë, zgjidhja mund të mos qëndrojë vetëm te këshillat romantike, por edhe te zgjatja e kohës së gjumit.
Të lidhura
None found
Një hulumtim i botuar në Journal of Sexual Medicine ka evidentuar lidhjen ndërmjet kohëzgjatjes së gjumit dhe dëshirës seksuale te gratë. Në studim morën pjesë 171 gra, ndërsa gjumi dhe funksionimi i tyre seksual u monitoruan gjatë 14 ditëve.
Të dhënat treguan se çdo orë shtesë gjumë shoqërohej me 14 për qind më shumë gjasa për aktivitet seksual me partnerin në ditën pasuese. Po ashtu, gratë që kishin fjetur më gjatë deklaruan dëshirë më të lartë seksuale të nesërmen, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, gjumi nuk përbën elementin e vetëm që ndikon në jetën seksuale. Një analizë tjetër e gjerë, e cila shqyrtoi 93 studime me rreth 38,500 persona në marrëdhënie, arriti në përfundimin se komunikimi seksual lidhet pozitivisht si me kënaqësinë seksuale, ashtu edhe me atë në marrëdhënie. Rezultatet treguan se mënyra dhe cilësia e komunikimit kanë më shumë rëndësi sesa shpeshtësia me të cilën çiftet bisedojnë për seksin.
Edhe një meta-analizë tjetër, e mbështetur në 48 studime, konstatoi një lidhje pozitive të komunikimit seksual me dëshirën, zgjimin, orgazmën dhe funksionimin e përgjithshëm seksual.
