Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se paratë që po vidhen me inceneratorët po djegin të ardhmen e fëmijëve.
Meta mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrjetin social “facebook” foton e një vogëlueshje e cila ka qenë ditën e djeshme në protestë me një pankartë në duar, e cila sipas tij është mesazhi më domethënës.
Postimi i Metës:
“Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare!
Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve.
Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim. ??”, shkruan Meta.