Një lajm i mirë nga Ukraina, çfarë thotë qeveria e Zelenskyt

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se “të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit” janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal.

Ajo tha se urdhri i presidentit është kryer ndërsa shtoi se operacioni humanitar Mariupol ka përfunduar.

Në fillim të kësaj jave u vlerësua se 200 civilë ishin ende të bllokuar brenda uzinës, bastioni i fundit i mbetur ukrainas në qytet.

Qyteti port jugor i rrethuar në Ukrainë është shënjestruar nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Janë bërë disa përpjekje për korridor humanitar gjatë dy javëve të fundit, por vetëm këta ditë zyrtarët ukrainas kanë raportuar përparim në evakuimin e civilëve./albeu.com


Shtuar 7.05.2022 19:19