Zëvendës drejtori dhe numri dy i Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi ka mbërritur pak momente më parë në Kryeministri. Ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin më parë ka punuar dhe si këshilltar.
Takimi i Kanushit me Edi Ramën vjen gati një javë pas lirimit të Helidon Bendos nga detyra e kreut të këtij institucioni.
Po ashtu, në Kryeministri bashkë me kreun e SHISH ka mbërritur dhe Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Deri tani nuk ka informacione se çfarë do të diskutojnë me Ramën, por nuk përjashtohet as sulmi i hakerave iranianë ndaj sistemit bankar shqiptar.
Bankat private që operojnë në Shqipëri, të nivelit të dytë, kanë garantuar qytetarët dhe klientët e tyre se të dhënat nuk janë prekur dhe paratë janë të sigurta. Në duart e hakerave, thuhet se kanë rënë vetëm të dhëna që lidhen me sistemet periferike të bankave.