Para një jave, moderatorja Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë.
Lajmi i ardhjes në jetë të Atarës e ka gëzuar pa masë çiftin sa që nuk reshtin së ndari foto në rrjete sociale nga lumturia e madhe.
Së fundmi, Orinda Huta ka postuar disa foto me të bijën dhe ka shkruar fjalët më të ëmbla për të.
“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjeçare”, ka shkruar Orinda./albeu.com
View this post on Instagram