Një i vrarë dhe tre të plagosur, policia jep detaje për ngjarjen në Lushnjë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sonte në Lushnjë. Mësohet se ka mbetur i vrarë pronari i lokalit Bledar Muça dhe tre persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 23:01