Një gjykatë e Madridit merr një vendim paraprak që ndalon UEFA dhe FIFA të anulojnë fillimin e Superligës.
Agjencia e lajmeve, Reuters, ka njoftuar se një gjykatë në Madrid ka vepruar shumë shpejt për të parandaluar anulimin e Superligës nga UEFA, përcjell lajmi.net.
Java e fundit ka qenë e mbushur me lajme mbi Superligën të themeluar nga 12 klube e cila pritet të startojë në gusht dhe lajme të tilla nuk priten të marrin fund.
Trajnerë të shumtë janë deklaruar kundër krijimit të kësaj lige së bashku me futbollistët, mirëpo Superliga pritet të ndodhë dhe gjykatat e Madridit po e bëjnë të qartë një gjë të tillë.
Presidenti i Superligës, Florentino Perez, në një intervistë për El Chiringuiton ka thënë se klubet e Superligës nuk do të përjashtohen nga UEFA: “Kjo është një gënjeshtër, asnjë klub nuk do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve ose ligat e tyre paraprake”, ka thënë ai.
Megjithatë, UEFA dhe FIFA kanë njoftuar se do të ketë sanksione të ndryshme për lojtarët dhe klubet brenda kornizave ligjore.
E madje së fundmi. është raportuar se shtëpia e futbollit, UEFA, është duke përpiluar një plan që ka të bëjë me rritjen e buxhetit për Ligën e Kampionëve./