Gjatë ditës së sotme, njësoj si gjatë gjithë javës që po lemë pas moti do të jetë në kushte mjaft komode me diell dhe temperatura të larta. Një rënie e lehtë temperaturash do të ndihet vetëm në mesditën e sotme.
Në të gjithë territorin do të ketë kthjellime me vranësira kalimtare. Termometri në zonat e thella malore shënon 1 gradë celcius, ndërsa maksimumi në këto zona do ta ngjitet në 10 gradë.
Ultësira perëndimore dhe vija bregdetare është me 10 gradë celcius paraditen dhe në mesditë ngjitet në 16 gradë celcius.
Edhe ditën e nesërme, natën e ndërrimit të viteve pritet me të njëjtat kushte atmosferike me vlera mjaft komode. I gjithë territori Shqiptar do ta presë natën e ndërrimit të viteve pa reshje dëbore. Ky vit festohet si në pranverë, me diell dhe temperatura mjaft komode, bën me dije meteorologia Tanja Porja
Edhe viti 2023 futet me “këmbë të mbarë”. Viti nis me diell dhe me temperatura mjaft të larta përsa i përket janarit./albeu.com/