Një ditë pas hapjes së negociatave me BE, Hungaria bllokon ndihmat për Ukrainën

Hungaria ka bllokuar 50 miliardë euro ndihmë të BE-së, shumë kjo e cila do të shkonte për Ukrainën disa orë pas hapjes së negociatave.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ishte zotuar që do ta bllokonte këtë proces.

BE hapi dje negociatat me Hungarinë dhe Moldavinë.

Udhëheqësit e BE thanë se negociatat e ndihmës do të rifillonin në fillim të vitit të ardhshëm.

Hungaria, e cila mban lidhje të ngushta me Rusinë, ka kundërshtuar prej kohësh anëtarësimin e Ukrainës, por nuk e vuri veton ndaj kësaj lëvizjeje.

Orban u largua nga dhoma e negociatave për momentin në atë që zyrtarët e përshkruan si një mënyrë të dakorduar paraprakisht dhe konstruktive, ndërsa 26 liderët e tjerë vazhduan me votimin më 14 dhjetor


Shtuar 15.12.2023 08:05