“Një diell i vetëm”, Rama e nis ditën me një mesazh të veçantë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar një video mbi rëndësinë që ka arsimimi i brezave të rinj. Ai ka zgjedhur që të postojë pamje nga rindërtimi i shkollës ”Shaqe Mazreku”.

Ndër të tjera në postimin e tij ka shkruar një fjali të ngjashme me moton e PS ”Shqipëria e ardhmja jonë”, vetëm se në këtë rast ka futur dhe fjalën fëmijë.

”Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”, shkruan Rama.


Shtuar 1.04.2021 08:22