Nisja e vitit të ri shkollor, mesazhi i presidentit: Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend do të nisin këtë të hënë vitin e ri shkollor.

Përmes një mesazhi në Facebook, presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ndërsa shprehet se përkushtimi i tyre sot, ndërton Shqipërinë e së nesërmes.

Mesazhi:

Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë!

Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes./albeu.com


Shtuar 11.09.2023 07:39