Nisja e fushatës elektorale/ Berisha: Chris LaCivita do të jetë i pranishëm, Edi Rama është i tmerruar nga ai

Ditën e sotme, në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar nëse drejtuesi i fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, do të jetë i pranishëm në nisjen zyrtare të fushatës.

Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Tiranë të premten më 11 prill, ku PD do të nisë fushatën elektorale, ndërsa shtoi se lajmet se LaCivita është larguar, janë përhapur nga zyra e Kryeministrit Rama.

“Do jetë pa diskutim, siç ju kam thënë. Do jetë në hapjen e fushatës, këtu është përfaqësuesi i tij, jemi në lidhje. Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës, aq i tmerruar është ai njeri”, tha Berisha.

Sali Berisha: Do jetë pa diskutim, siç ju kam thënë. Do jetë në hapjen e fushatës, këtu është përfaqësuesi i tij, jemi në lidhje. Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës, aq i tmerruar është ai njeri. Për tu dhënë zemër të vetëve, u thotë që iku nuk është më.

Po kur ta shohin çfarë do u thotë, se ai i hap këto. A e keni dëgjuar ju kush është konsulenti i tij, fare. I tmerruar, u thotë socialistëve që iku. Ai do vijë, do jetë i pranishëm në një hapje të jashtëzakonshme. Skenarin do e mbajmë surprizë.


Shtuar 8.04.2025 13:34