Ambasadorja Yuri Kim ka nisur pushimet verore e si duket ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar.
Kim ka njoftuar se po kalon pushimet në Vuno, që njihet ndryshe dhe si fshati i gjyshes së kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim tregon se ka shkuar në sheshin e Vunoit për të pirë një kafe dhe ka përfunduar duke pirë uzo me banorët e zonës.
“Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë ouzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.
Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona.
Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit”, shkruan Kim. /albeu.com/
View this post on Instagram