Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi, a do të arrihet armëpushimi?

Para pak minutave kanë nisur bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse.

Bisedimet po zhvillohen në Belovezhskaya Pushcha në Bjellorusi, në kufirin me Poloninë.

Të lidhura

None found

Një videoklip i shkurtër tregoi delegacionin ukrainas duke hyrë në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus. Të dy skuadrat shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.

“Filloni të flisni me përfaqësuesit rusë”, është shprehur këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak përmes Twitter-it.

Çështjet kryesore në axhendë:

Armëpushimi i menjëhershëm

Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”./albeu.com/