Nis viti i ri shkollor: Cili shtet ka fëmijët më të zgjuar në botë?

Ditën e sotme rrth 480 mijë nxënës në Shqipëri në sistemin parauniversitar nisin vitin e ri shkollor, duke respektuar masat anti-Covid të përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vërtetë fillimi i vitit shkollor ndryshon sipas vendeve, ama dita e parë e kthimit në banka është zakonisht një ditë e madhe pa marrë parasysh se nga jeni apo ku jetoni. Zakonisht është një ditë që pasohet ose nga ekzaltimi ose nga frika.

Ditët e shkollës ndryshojnë rrënjësisht nga tonat. Çdo vend ka ritualet dhe normat e veta të veçanta arsimore, sistemet mbi vlerën dhe qëllimin e arsimit, përfshirjen e prindërve, balancën e përgjegjësive në jetën e një fëmije dhe vetë fëmijërinë.

Fëmijët në Kili kalojnë orët më të gjata në klasë.

Ky vend ka sasinë mesatare më të lartë të ditëve shkollore në mbarë botën për nxënësit e shkollave fillore. Fëmijët kilianë kalojnë 1,007 orë në vit në bankat e shkollës. Kili kryeson vendet e Amerikës Latine në lexim dhe matematikë, kështu që le të themi ky është një shpërblim për gjithë atë kohë të gjatë mësimore.

Japonia, detyra minimale shtëpie, rezultate maksimale

Me atë që shpesh kemi dëgjuar për ashpërsinë e shkollave japoneze, automatikisht mund të mendoni se ata kanë detyra të shumta shtëpie. Në fakt është krejt e kundërta. Fëmijët japonezë harxhojnë mesatarisht vetëm 3.8 orë në javë me detyra shtëpie, por prapë arrijnë të jenë në majë të rezultateve të matematikës në mbarë botën. Arsyeja për detyrat e kufizuara të shtëpisë është sepse shumica e fëmijëve kanë shkollë pasi mbaron dita normale e shkollës, e njohur edhe si “gakudo”. Këto programe shkollore shërbejnë më shumë si një qendër qëndrimi për fëmijët, por meqenëse ata janë në shkollë, ka ende mësime për t’u bërë.

Singapori ka fëmijët më të zgjuar në Tokë

Singapori renditet si vendi që ka fëmijët më të zgjuar në botë, po ashtu njihet edhe për shumicën e orëve të shpenzuara për detyrat e shtëpisë (gati 9.5 orë në javë). Vendi ka kaluar 40 vitet e fundit duke transformuar ekonominë e tij duke u renditur si një nga vendet me zhvillimin më të hovshëm, sidomos në teknologji. E gjitha filloi me ndryshimin e sistemit të arsimor, të cilin ata e rishikuan deh transformuan në dekadën e fundit.


Shtuar 27.09.2021 12:26