Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku njofton se do të nisë stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku merr pjesë dhe Shqipëria.
“DEFENDER 23
Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s💪
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon🇺🇸🤝🇦🇱 #Defender2023”, shkruan Rama.