Nis sonte në ABC, Bes Kallaku për “Kosheren”: Koalicioni me Altin Bashën, fitues

Mbrëmjen e sotme, një spektakël i ri do të surprizojë shqiptarët në ekranin e ABC.

“Kosherja” starton sonte në 20:30 ndërsa është konsideruar si një rikthim i shumëpritur i Altin Bashës, i cili do të jetë autor me në krah regjisorin Elton Papuçiu.

Nga ana tjetër, ata që premtojnë surprizat më të mëdha janë aktorët e njohur të skenës shqiptare, por edhe ata më të rinjtë. Madje pjesë e “Kosheres” do të jenë edhe fëmijët.

Por surpriza më e madhe mbetet aktori Bes Kallaku, i cili do të jetë në rolin  e moderatorit.

Ai e ka konsideruar si një koalicion fitues bashkëpunimin me Bashën: ”Në këtë koalicion me Altin do dalim fitues. ”.

Ai shton me plot humor se: “Unë jam veshur si zyrtar, por jam katunar”.

Mirëpo, Besi nuk do të jetë vetëm pasi krah tij është bukuroshja Jona Spahiu, e cila ka premtuar se të dielat do të jenë relaksuese dhe padyshim nuk do të mungojë “thumbimi”.

“E diela do jetë relaksuese, do jetë me nota humori, e ëmbël si mjalti, pickuese si bleta. Të gjitha bashkë do t’i ketë aty”, tha ajo.


Shtuar 14.03.2021 18:17