Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Thoma Gëllçit.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest me burg ndaj Gëllçit dhe tre ish vartësve të tij Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.
Të lidhura
None found
Ndaj shefit të RTSH, SPAK ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Ndërsa ndaj ish vartësve të tij të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlersimit të Ofertave është ngritur akuza e pabarazisë në tendera. Kërkesa e prokurores
Dolorez Musabelli, do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Haredinaj, e cila do vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj., kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtaret e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të artë. Te dyja kompanitë kanë patur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar./albeu.com
