Te inceneratori i Tiranës po mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë.
Kryetari i Parisë së Ilir, Ilir Meta ka mbërritur te inceneratoti i Tiranës, duke iu bashkuar protestuesve.
Kujtojmë se kjo është protesta e parë e kësaj force politike, pasi Meta mori drejtimin e saj. Në vendin ku po zhvillohet protesta, pranë inceneratorit të Tiranës organizatorët kanë vendosur pankarta ku ilustrohen denoncimet që janë bërë lidhur me aferën e inceneratorëve.
Në protestën e sotme do të ketë fjalime të ndryshme, mes tyre edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, si Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.
Sjellim në vëmendje gjithashtu se deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.