Nis procesi i votimit në 6 Bashkitë e vendit, problematika në disa qendra

Ka nisur procesi i votimit në shumicën e qendrave në 6 Bashkitë e vendit, ku do të zgjidhen sot kryetarët e tyre, që do qeverisin deri në vitin 2023.

Procesi në shumicën e qendrave ka nisur i qetë, por nuk kanë munguar edhe problematikat. Në Vorë ka pasur mungesë komisionerësh nga ana PD. Si pasojë e reshjeve të borës ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Sllovë dhe Luzni. Procesi i votimit ende nuk ka filluar në qendrat e votimit të këtyre njësive pasi nuk funksionon lexuesi elektronik. Në disa zona të thella ka bllokim të rrugës por janë nisur fadroma për hapjen e rrugëve.

KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE TË ZGJEDHJEVE TË SOTME:

Kandidatët e PS:

Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni

Bashkia Durrës, Ermirjana Sako

Bashkia Dibër, Rahim Spahiu

Bashkia Vorë, Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla

Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa

Kandidatët e PD:

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Bashkia Durrës, Luan Hoti

Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa

Bashkia Dibër, Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë, Ymer Marku

Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:

Bashkia Durrës, Ardian Muka

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Bashkia Lushnjë, Elton Bano.

Shtuar 6.03.2022 07:35