Nis ndërtimi i autostradës më të gjatë në Evropë.
Autostrada moderne e Kretës, do të lidhë ishullin nga Kissamos në Sitia.
Ministria e Mjedisit dhe Energjisë miratoi ditën e sotme kushtet mjedisore për seksionin e parë të Boshtit Rrugor Verior të Kretës nga Hersonissos në Neapolis, 22.5 km i gjatë.
Kjo është një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë që do të realizohet në Greqi në vitet në vijim.
Vendimi për Miratimin e Kushteve Mjedisore është firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme kompetente e Politikave Mjedisore dhe është hapi i parë për zbatimin e projektit emblematik./albeu.com