Vrasja e biznesmenit dhe politikanit lokal në Lezhë Ardian Nikulaj riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjeter në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.
Hasmeria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillën në vitit 1996, kur u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës.
Sipas misionarit të Pajtimit të Gjaqeve, Pjeter Gjoka gjithçka ka nisur nga fisi Lekstakaj, por pas vitit 2005 situata mes tyre ishte qetësuar.
“Ngjarja ka filluar diku nga 97-ta për një konflikt të çastit në lidhje me një faturë karbuaranti. Aty ka filluar sherri dhe për të vazhduar më pas. Por ajo që dua të theksoj, dje jam marrë në telefon kam dhënë një intervistë të shkurtër dhe më është keqinterpretuar përgjigjia. Ajo pjesa që dua të sqaroj është se gjakmarrja ka filluar nga pala e Lekstakajve. Ata kanë filluar sherrin me një tjetër, djali i Nikulaj ka qëlluar aty afër dhe ka shkuar për t’i ndarë. Dhe ata me armë i kanë vrarë të dy”, u shpreh pajtuesi i gjaqeve.
Misionaret e Pajtimit të Gjaqeve kanë qenë në dijeni të këtyre perplasjeve mes dy fiseve, por nuk është bërë asnjë tentative ndërhyrje për tu pajtuar, pasi diçka e tillë nuk ishte kërkuar nga asnjëra pale thotë Gjoka.
“Gjatë kësaj kohe, kaosi i 97-ës ka edhe sot një sërë ngjarjesh që janë lënë në heshtje. Nuk kam patur informacion edhe më pas me vazhdimin e këtij konflikti. Nuk jam marrë me këtë çështje. Di këtë, që mes këtyre fiseve pas vitit 2005 ka pasur një qetësi, nuk kemi patur asnjë shqetësim. Ne i besuam kësaj qetësie. Nuk e kam diskutuar me Ardian Nikulajn këtë temë, dhe nuk më ka kërkuar në asnjë rast ë ndërhyj. Ne shqiptarët jemi të dënuar nga historia që t’i shkojmë kësaj plage”, tha Gjoka.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditen e 19 prillit brenda lokalit të tij në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit. Falë veprimeve hetimore policia nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës arrit të zbardhë dhe dokumentojë ngjarjen e cila ka ndodhur për gjakmarrje, duke shpallur në kërkim 6 përsona 5 prej të cileve shtetas të huaj./Albeu.com/