Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ndodhet në një vizitë zyrtare Greqinë.
Sot Blinken zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Në fillim të takimit të dy homologëve, Blinken e quajti ministrin greke “miku im”. Në një atmosferë të ngrohtë dy ministrant diskutuan për marrdhënien greko-amerikane.
“Bashkëpunimi mes Greqisë dhe SHBA-së është bërë më i ngushtë”, tha Dendias i cili theksoi se “Bashkëpunimi SHBA-Greqi forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm grek vuri në dukje se në axhendën e takimit. e cila zhvillohet pas darkës që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pati mbrëmë me Blinken , do të diskutohen çështjet e sigurisë, mbrojtjes humanitare dhe mjedisore si dhe çështjet rajonale.
“Ka ende shumë ngjarje të reja që kanë ndodhur që nga takimi ynë i fundit. Pjesëmarrja e Aleksandropolisit në tubacionin e gazit natyror ishte shumë e rëndësishme”, tha Dendias .
“Niko, miku im”
“Niko, miku im, faleminderit shumë”, nisi deklarata e kreut te Departamentit të Shtetit duke shprehur gëzimin e tij të ndodhet në Athinë për të nisur dialogun e katërt strategjik.
“Ky dialog pasqyron thellësinë e marrëdhënieve tona mbi 20 vjet. Diskutimet e sotme do të vazhdojnë aty ku e lamë në dialogun e fundit në 2021”, tha Blinken.
Siç vuri në dukje ” Greqia është bërë një qendër në rajon për grupet ushtarake amerikane që po zgjerohen këtu në rajon”.
Blinkne mungoi të përmendë marrëdhëniet e ngushta mes dy popujve pasi theksoi se më shumë se 1 milion amerikanë jetojnë ose vizitojnë Greqinë./albeu.com/