Foto ilustruese
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në fshatin Zezë të Niklës, ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh.
Sipas burimeve flakët po rrezikojnë edhe banesat aty pranë.
Për të fikur zjarrin janë nisur drejt vendngjarjes zjarrfikëse nga Kruja dhe Kamza.
Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet alarmante. Në Elbasan, Krujë dhe në Mirditë gjendja është kaotike.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë riaktivizuar disa vatra zjarri në zonën e Krujës./albeu.com/