Nikla në “sitë”, policia operacion anti-kanabis në Krujë

Një operacion policor anti-kanabis është duke u zhvilluar në zonën e Krujës. 6 makina policie e dhjetëra efektivë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me forcat e komisariatit të Krujës kanë blinduar Niklën dhe rrethin e Krujës.

Sipas informacioneve janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në këtë zonë.

Vetëm pak ditë më parë u arrestuan 16 persona, te cilët u kapën duke kultivuar bimë narkotike. Pritet që aksioni të shtrihet edhe më gjerë në fshatrat e Krujës.


Shtuar 9.06.2021 08:43