GJKKO ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.
Kujtojmë se më herët ekspertët e parë që ndiqnin çështjen e përcaktuan gjendjen e Lefter Allës si të rëndë, duke theksuar se i rrezikohej jeta nga ky paraburgim. Ky akt nuk e bindi Prokurorinë dhe tashmë kërkesa e saj u pranua për ekspertë të tjerë.
Në mars të 2023, Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.