Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e posaçërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke shikuar ndonjë emision televiziv. Por ekspertët shëndetësorë janë duke i paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë fenomen sepse ngrënia gjatë natës mund të shpie në probleme serioze shëndetësore.
Shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë. Rrallëherë njerëzit hanë gjatë natës pemë apo perime.
Dhe, përveç se konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.
Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes e çrregullon sistemin e gjumit.