Ngjarjet në Uzinën e Gramshit dhe Poliçanit mbledhin ministrat e BE-së në Pragë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen më 31 gusht në Pragë.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, mbledhja do të mbahet për të diskutuar për arrestimin e dy rusëve e një ukrainasi si dhe të katër çekëve nga policia shqiptare, pasi u kapën duke tentuar të hyjnë dhe të fotografojnë uzinën e armëve në Gramsh dhe atë të Poliçanit.

“Policia shqiptare akuzoi zyrtarisht për spiunazh të dielën dy shtetas rus dhe një ukrainas, të arrestuar më parë për përpjekje për të hyrë në një zonë të kufizuar ushtarake dhe më pas spërkatje të rojeve ushtarake me spraj të dukshëm paralizë nervore”, shkruan Euroactiv.

Më herët atë ditë, katër persona me kombësi çeke u arrestuan për hyrjen në një fabrikë ushtarake të zhdukur në Poliçan në jug të vendit.

Këto incidente vijnë pikërisht në mesin e një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me bindjen ndaj thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike për shtetasit rusë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.

Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të zvogëlojë përpunimin e vizave në vetëm 10% të rasteve të mëparshme. Vendet e tjera të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë, kanë zgjedhur një qasje më të kujdesshme. Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme.