Ngjarje tronditëse/ Gjendet në përrua i vdekur 65-vjeçari shqiptar

Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia.

Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30.
Familjarët e tij u shqetësuan kur nuk po kthehej në shtëpi dhe lajmëruan policinë.

Rreth orës 17:00, gruaja dhe djali i tij bënë një ankesë dhe në mbrëmje zjarrfikësit e komandës Pistoia filluan kërkimin.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e djeshëm dhe nuk kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.


Shtuar 2.07.2024 16:39