Ngjarje e rëndë/ Sherr në një lokal në Korçë, plagoset efektivi i policisë

Gjate një konflikti në një lokal, një oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës ka mbetur i plagosur.

Gazetarja Dhorjela Çule raporton se sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.

Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.

Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me një gotë në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 19.06.2024 18:16

Tags: ,