Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Mërtish të Divjakës, ku një elektriçist ka humbur jetën teksa punonte.
Ndërsa nuk dihen ende detaje, sipas informacioneve paraprake, ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar një defekt në një shtyllë në këtë fshat.