Ngjarje e rëndë/ Ekzekutohet me armë zjarri në oborrin e banesës 57-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Tale të Lezhës, ku mësohet se ende në rrethana të paqarta është ekzekutuar me armë, 57-vjeçari Pjetër Kaza në oborrin e banesës së tij.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Sipas burimeve paraprake, autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.


Shtuar 1.06.2025 07:45